Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaLiturgjia në kishën që gjendet në oborr të UP-së, Daut Haradinaj kërkon...

Liturgjia në kishën që gjendet në oborr të UP-së, Daut Haradinaj kërkon reagimin e Qeverisë dhe komunës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas liturgjisë që është mbajtur sot në Kishën Orotodokse që gjendet në kampusin e Prishtinës,

Në një shkrim në Facebook, Hardinaj ka thënë se kjo liturgji është shkelje e identitetit të Republikës së Kosovës, si dhe ofendim ndaj qytetarëve të vendit.

Ai tutje, ka kërkuar që qeveria dhe komuna të reagojnë.

“Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë. Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë”, tha Haradinaj.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments