Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaLirimi i asamblistit të PSD-së nga burgu i Serbisë, reagon Shpejtim Bulliqi

Lirimi i asamblistit të PSD-së nga burgu i Serbisë, reagon Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas lirimit të asamblistit të PSD-së në këtë komunë, Blerim Maqastena, nga burgu në Serbi ku po mbahej qe gati gjashtë muaj

Bulliqi ka shkruar në Facebook se Maqastena po mbahej padrejtësisht i burgosur në Serbi, nga data 12 dhjetor e vitit të kaluar.

“Sipas informatave që kemi pranuar, sot është liruar nga burgu bashkëqytetari ynë, asambleisti Blerim Maqastena. Lirimi i tij na gëzoi të gjithëve, pasi ai padrejtësisht po mbahej në burg të Serbisë nga data 12 dhjetor. Blerimit i uroj shëndet të mirë dhe suksese në punët dhe angazhimet e tij si këshilltar i Kuvendit të Komunës”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe, Maqastena ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kalimit të kufirit përgjatë fshatit Mirovc.

Në kohën kur ishte gjetur nga policia kufitare serbe atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje, e lëshuar nga MPB-ja në Kosovë, për çka është mbajtur në paraburgim deri më sot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments