Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaLimani: Mbështetësit e Kurtit janë frustruar, bëhen agresivë me kritikuesit

Limani: Mbështetësit e Kurtit janë frustruar, bëhen agresivë me kritikuesit

Mufail Limani ka komentuar vazhdimin e dialogut me Serbinë nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Thotë se votuesit e VV janë të frustruar që Kurti nga prioriteti i shtatë apo tetë e nxori të parin dialogun me Beogradin.

“Te çështja e rolit të Kurtit në dialog ekziston një paradoks. Njerëzit e sinqertë, njerëz që janë realisht me bindje me Vetëvendosjen kanë njëlloj frustrimi edhe këtë e shprehin masndej me një agresivitet ndaj vërejtjeve që ju vijnë plotësisht racionale”, thotë Limani në Pressing.

“Kur z.Kurti fliste për dialogun me Serbinë si prioriteti i shtati ose i teti ai në fakt ka cituar sondazhet. Ai ka notuar në këto valë, iu ka përshtatë disponimit të përgjithshëm popullor, e ka ushqyer atë disponim popullor i cili realisht nuk është se pret me dëshirë takimin midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.

“Frustrimi që mundohen me shpreh mbështetësit e z.Kurti kur flitet për dialogun edhe jokonsistencën dhe për hipokrizinë dhe realisht me një fjalë më brutale për rrenat që janë fol për dialogun me Serbinë, sulmet që janë bërë ndaj njerëzve që kanë marrë pjesë në dialog, për fyerjet, sharjet, për etiketat më të rënda të mundshme për këdo që është përfshi në dialog që nga viti 1999 edhe sot”, tha Limani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments