Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeKosovaLiburn Aliu e Hajrullah Çeku takojnë gjeneralin brigadier të ushtrisë amerikane në...

Liburn Aliu e Hajrullah Çeku takojnë gjeneralin brigadier të ushtrisë amerikane në Kosovë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë pritur sot në takim Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry Henry.

 

Këtë, MMPHI e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media.

“Në këtë takim, u diskutua për prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin me KFOR-in për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për zonat e mbrojtura të natyrës, gjendjen mjedisore, si dhe ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments