Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaLavdim Krasniqi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

Lavdim Krasniqi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

Gjykata e Apelit e ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak, drejtorin tanimë të suspenduar të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.

Sipas vendimit të Apelit, Lavdim Krasniqit i është ndaluar t’i afrohet objektit të KPK-së dhe të dyshuarës tjetër në këtë rast, Marigona Berisha.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Të pandehurit, masa e arrestit shtëpiak, i është zëvendësuar më atë të ndalimit të afrimit të vendit ose personit të caktuar. Atij konkretisht i është ndaluar t’i afrohet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe bashkëpandehurës M.B”, tha Jashari për “Betimi për Drejtësi”.

Ky vendim është marrë nga Gjykata e Apelit pas ankesës që mbrojtja e Krasniqit kishte ushtruar ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë, me të cilën atij i ishte vazhduar masa e arrestit shtëpiak.

Lavdim Krasniqi po dyshohet nga prokuroria se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrimi i ndikimit” dhe veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, Berisha po dyshohet për veprën penale “moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, ndërsa Ardian Krasniqi për veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.

Pas fillimit të procedurës penale ndaj Lavdim Krasniqit, KPK kishte marr vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

Po ashtu, KPK kishte marr vendim për suspendimin edhe të zyrtares Marigona Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments