Saturday, June 12, 2021
HomeBotaLargohen dy mijë ushtarët e fundit që e ruanin Kapitolin

Largohen dy mijë ushtarët e fundit që e ruanin Kapitolin

Pas më shumë se 4 muaj, trupat e Gardës Kombëtare amerikane do të lejnë vendin e tyre në mbrojtje të Kapitolit në Uashington, pas sulmit të mbështetësve të ish-presidentit Donald Trump, më 6 janar.  

Bëhet fjalë për 2149 trupat e fundit, ndërkohë që gjatë këtij muaji ikën të gjithë ushtarët e tjerë, 28 mijë në total,  duke i rikthyer policisë përgjegjësinë për të siguruar qetësinë.

Forcat e policisë do të jenë në vitet e ardhshme nga një sistem sigurie shumë më të sofistikuar, implementimi i të cilit, me vlerë 1.9 miliard dollarë, u miratua Kongresi për një votë më shumë, me vullnetin e demokratëve.

Janë 440 personat e arrestuar për ngjarjet e 6 janarit, ku mbështetës të lëvizjes MAGA mësynë në sallat e pushtetit amerikan, diçka e padëgjuar në Shtetet e Bashkuara qysh nga shekulli i 19-të.

Një gjë është e sigurt. Ushtarët nuk do të kujtojnë me nostalgji këtë periudhë. Video amatoriale dhe fotografi në disa raste të postuara nga vetë ushtarakët kanë treguar kushtet e vështira me të cilat kanë bashkëjetuar, veçanërisht në javët e para.

Ushqim i pamjaftueshëm, shpesh herë i gatuar keq ose i skaduar, ose dhoma të mbushura, në kohë pandemie, me ushtarë që flenë përtokë. Pamje të tilla bënë xhiron e botës dhe treguan një mos organizim që shkaktoi shumë polemika./A2CNN

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments