Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaLanësohet platforma që përfaqëson interesat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë...

Lanësohet platforma që përfaqëson interesat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Është lansuar sot platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe në fuqizimin e tyre edhe në nivel ndërkombëtar.

 

Kjo platformë është themeluar nga katër organizata joqeveritare, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave, Medica Gjakova dhe Medica Kosova, me qëllim të realizimit të të drejtave dhe fuqizimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimim e të Mbijetuarbe të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, tha se përmes kësaj platforme synojnë të jenë zë i fuqishëm i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes saj, Rushiti tha se do të ngrisin këtë çështje në nivel ndërkombëtar, e që synojnë që kauza të cilën e ka kjo platformë të jetë zë i fuqishëm edhe në dialogun me Serbinë.

“Edhe pse jemi vonuar, nuk dihet ta lëmë anash drejtësinë e cila nuk është arrit. Ideja për këtë platformë ka filluar në vitin 2018, për te mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo platformë përveç që ka për qëllim përforcimin e kauzës, ka për qëllim ngritjen e kësaj kauze në nivel ndërkombëtar. Ne mendojmë edhe më tej të forcojmë zërin e viktimave”, tha ajo.

Edward Lister nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha se platforma e lansuar sot do të jetë një zë i fuqishëm në adresimin e nevojave të të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.

“Është me rëndësi të ndërtohet një e ardhme më e mirë për Kosovën dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale”, tha ai.

Mirlinda Sada, drejtoreshe e Medica Gjakova, tha se është dashur bukur kohë që të mbijetuarit e dhunës seksuale të flasin.

Si organizata joqeveritare, ajo bëri të ditur se kanë filluar të ofrojnë ndihmë edhe për familjarët e të mbijetuarve të dhunës seksuale, pasi traumat janë bartur edhe tek ta dhe në disa gjenerata.

“Përkrahja që pritnin gratë nuk u gjet as tek familja e as tek shoqëria. Ato nuk guxonin të flisnin. Në fillim ishin pak dhe ishin vetëm, mirëpo ato pas disa viteve pranuan atë që u kishte ndodhur dhe ndanë historitë e tyre para shoqeve dhe shoqërisë. Ishin këto 4 organizata joqeveritare që përkrahën dhe vazhdojnë të përkrahin të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe ofrojnë ndihmë në fusha të ndryshme”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e Medica Kosova, Veprore Shehu, kujtoi fillimet e para të punës në organizata, për çka tha se për shkak të ndjeshmërisë së rasteve dhe traumave të shumëfishta që viktimat kanë pasur, ka qenë shumë e vështirë paraqitja edhe e ofertës për ta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments