Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaKush i dënon policët kur s’i respektojnë masat? Gjashtë pjesëtarë të PK-së...

Kush i dënon policët kur s’i respektojnë masat? Gjashtë pjesëtarë të PK-së shihen në një tavolinë

Gjashtë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë thyer masat anti-Covid të cilat janë në fuqi e sipas të cilave nuk lejohen më shumë se katër persona në një tavolinë.

Qytetarët që frekuentojnë lokalet e gastronomisë, janë të obliguar ta respektojnë masat anti-Covid që janë në fuqi.

Përveç distancës ndërmjet tavolinave brenda hapësirave të lokaleve, është i kufizuar edhe numri i personave që mund të ulen në një tavolinë.

Vetëm katër persona lejohet të ulen në një tavolinë, ndërkaq nëse ky numër tejkalohet, pason gjoba nga policia dhe inspektorët.

Por, këto masa ka raste kur nuk respektohen as nga vetë policët, të cilët i gjobitin qytetarët nëse i zënë duke i thyer ato.

Në një kafiteri në Prishtinë janë ulur gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid në fuqi, për numrin e personave të lejuar në një tavolinë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments