Monday, July 26, 2021
HomeLajmeKosovaKusari-Lila: Do të kërkojmë llogari për tiketën 5-euroshe

Kusari-Lila: Do të kërkojmë llogari për tiketën 5-euroshe

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka thënë se për vendimin për tiketën ngjitëse nuk janë pajtuar as deputetët e kësaj partie.

Madje ajo ka thënë se kanë kërkuar që brenda dy ditësh të zbardhen të gjitha faktet që kanë sjell deri te ky vendim.

Madje ajo ka thënë se do të kërkojnë edhe llogari nga zëvendësministri Hysen Durmishi

“Duhet të zbardhen të gjitha faktet që kanë sjell deri te ky vendim. Ne pardje si grup parlamentar kemi diskutuar dhe si grup, kemi thënë se do të kërkojmë edhe ne llogari për këtë vendim”, ka thënë Kusari Lila në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Kujtojmë se opozita por edhe shoqëria civile kundërshtuan ashpër vendimin e Ministrisë së Mjedisit për tiketën ngjitëse e cila do t’i kushtonte qytetarëve të vendit 5 euro në vit.

Pas këtij presioni zëvendësministri Durmishi e pezulloi përkohësisht vendimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments