Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaKurti takon Lajçakun: Dialogu duhet ta njohë realitetin, të jetë i barabartë...

Kurti takon Lajçakun: Dialogu duhet ta njohë realitetin, të jetë i barabartë e të mos krijojë çështje të pazgjidhura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Emisarin Special të Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

 

Kurti deklaroi se dialogu duhet ta njohë realitetin dhe të vërtetën si dhe të adresojë çështjet e tashmë të pazgjidhura.

“Diskutim konstruktiv me Emisarin Special, Miroslav Lajçak. Unë rikonfirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të përmbajë realitetin dhe të vërtetë, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Duhet përkujtuar që Kurti edhe para nisjes për në vizitën e tij në Bruksel ka deklaruar se dialogu nuk është në top-tri prioritetet e tij të qeverisjes.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti theksoi se nuk do të shkojë në takimin e planifikuar me datën 11 maj, ku parashihej një takim mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments