Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaKurti pranon letër nga kryeministri malazez

Kurti pranon letër nga kryeministri malazez

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

 

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

Në emër të tij dhe Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Krivokapiq e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë.

Në përmbyllje, kryeministri i Malit të Zi i ka shprehur konsideratat më të larta kryeministrit Kurti, duke i dëshiruar performancë të suksesshme në detyrë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments