Friday, June 18, 2021
HomeLajmeKosovaKurti para se të niset në Tiranë, bënë homazhe te Lidhja e...

Kurti para se të niset në Tiranë, bënë homazhe te Lidhja e Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marr pjesë në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Tiranë.

Para se të shkoj në Tiranë, Albin Kurti u ndal në Prizren, për të bërë homazhe te Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 143 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kurti në postimin e tij tha se ishte e domosdoshme të ndalej në Prizren për të nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj.

Postimi i plotë:

Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit.

Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments