Sunday, May 16, 2021
HomeTop LajmetKurti para eurodeputetëve: Serbia ka nevojë ta normalizojë veten para se t’i...

Kurti para eurodeputetëve: Serbia ka nevojë ta normalizojë veten para se t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kryeministri Albin Kurti tha në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian se ka prioritet vendet e punës dhe drejtësinë pa neglizhuar edhe dialogun me Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të europarlamentarëve, Kurti tha se Serbia ka nevojë ta normalizojë veten para se të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Ne kemi fituar me sloganin punë dhe drejtësi, në mes të pandemisë COVID-19, do të thotë këto janë prioritetet kyçe, nuk neglizhojmë dialogun me Serbinë. Duam normalizim me Serbinë por normalizimi nuk mund të jetë në dëm të normalizimit të interesave tona. Serbia ka nevojë për normalizimin e vet. Ne duhet të bëjmë normalizim të marrëdhënieve dhe normalizim të vendeve tona”, tha Kurti.

Teksa ka folur për idenë e Shqipërisë së Madhe, Kurti tha se kjo është akuzë e Serbisë ndaj Kosovës për të provuar ta bëjë Serbinë e Madhe.

“Shqipëria e Madhe ka ekzistuar për ca vjet në luftën e dytë botërore, Serbia po na akuzon neve për Shqipërinë e Madhe duke tentuar ta bëjë Serbinë e Madhe. Po ta shihni shpërbërjen e Jugosllavisë dhe atë të Bashkimit Sovjetik janë të ngjashme pasi dyjat pas shpërbërjes janë shpërndarë sikur oktapodët me tentakula, Serbia me Republikën Serbe në Bosnje, partitë pro serbe në Mal të Zi, strukturat paralele në Kosovë dhe Kishën Ortodokse në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments