Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaKurti në takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian: Orientimi euro-atlantik i Kosovës...

Kurti në takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian: Orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e takimeve zyrtarë të cilët po zhvillon në Bruksel, sonte është pritur në takim nga nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

 

Me këtë rast kryeministri Kurti tha në takim se Kosova është e angazhuar maksimalisht në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Ai falënderoi Komisionin e BE-së për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë COVID-19, si edhe për përpjekjet për sigurimin e vaksinave sa më shpejtë të jetë e mundur për Republikën e Kosovës.

“Ai shtoi se orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë, dhe se është shprehur edhe nëpërmjet vendimit që të pranojmë vetëm vaksina që janë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Dombrovskis konfirmoi angazhimin e BE-së për furnizimin me vaksina dhe asistencë makrofinanciare”, thuhet në njoftimin për media.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments