Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaKurti kërkon aktivizim rreth çështjes së gjykimit në mungesë të kriminelëve të...

Kurti kërkon aktivizim rreth çështjes së gjykimit në mungesë të kriminelëve të luftës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se edhe 22 vjet pas luftës, hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës ka mbetur çështje e heshtur e institucioneve  dhe e sistemit të drejtësisë. Kurti përmendi edhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale para dy vitesh, ku edhe u lejua gjykimi në mungesë për kriminelët e luftës.

“Sot u mbushën dy vjet prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës pati ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, duke mundësuar kështu gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. 22 vite pas luftës, e dy vjet pas këtij plotësim-ndryshimi, hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës ende mbetet çështje e heshtur e institucioneve dhe e sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.

Më tutje kryeministri theksoi se janë duke punuar për rritjen e numrit të prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës për të mundësuar gjykimin në mungesë për kriminalet e luftës.

“Duke pasur prioritet adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës, Qeveria jonë ka bërë sërish ndryshimet e nevojshme për të lehtësuar punën e institucioneve të drejtësisë për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës.  Jemi duke punuar edhe në rritjen e numrit të prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale. Ndërkaq, me themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, do të kemi më në fund dokumentim të qartë e të plotë mbi krimet e Serbisë në vendin tonë.  Kosovës i nevojiten prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikasë e të ditur. S’kemi kohë për të humbur”, ka shkruar më tutje ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments