Tuesday, May 11, 2021
HomeTop LajmetKurti entuziast pas takimeve në Bruksel: Mikëpritje e ngrohtë që më jep...

Kurti entuziast pas takimeve në Bruksel: Mikëpritje e ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimet që ka pasur dje dhe që do të ketë sot në vizitën e tij dy ditore në kryeqytetin evropian. Kurti ka shkruar se ka pasur takime përmbajtësore në Bruksel që i jep shpresë për të ardhmen e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Shefi i ekzekutivit ka shkruar në Facebook për takimet që ka pasur dje me disa komisionerë evropianë dhe për takimet që do të ketë sot me kryediplomatin evropian, Josep Borell dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ndërkaq sot ditën e filluam me z. Jens Stoltenberg – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për të vazhduar mandej me z. Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, z. Olivér Várhelyi – Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim si dhe znj. Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian. Ditën dhe vizitën në Bruksel e përmbyllim me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).  Ishin këto takime përmbajtësore të një mikpritje të ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës. Për planin tonë të reformave të shumëfishta dhe orientimin evropian dhe euro-atlantik do të kemi mbështetje serioze”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/pcb.1120767488423134/1120766871756529

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments