Monday, May 10, 2021
HomeLajmeKosovaKurti deklarohet pas takimit me Stoltenberg: Prania e NATO-s në Kosovë është...

Kurti deklarohet pas takimit me Stoltenberg: Prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg.

 

Pas këtij takimi, Kurti theksoi se NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka pasur ndonjëherë.

Tutej ai tha se në takimin me Stoltenberg ka theksuar se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë, transmeton lajmi.net.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti që nga dita e djeshme është duke zhvilluar takime të njëpasnjëshme me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Ndër të tjerash Kurti mbrëmë ka deklaruar se dialogu duhet të jetë i barabartë dhe të ofrojë zgjidhje e të mos hap çështje të reja të pazgjidhura.

Kurti gjatë ditës së djeshme ka deklaruar poashtu se nuk do të marrë pjesë në takimin e paralajmëruar nga BE me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha se s’do të marrë pjesë në një takim të cilin nuk e ka konfirmuar, por që i cili u paralajmërua që do të zhvillohej me datën 11 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments