Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaKurti bisedon me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Kemi lidhje historike, do t’i...

Kurti bisedon me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Kemi lidhje historike, do t’i forcojmë raportet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Odës Ekonomike për Tregti, mes Amerikës dhe Izraelit

Kurti përmes një cicërime në rrjetin social në Twitter shprehet i kënaqur që arriti të flasë me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti.

Kurti tha se populli ynë ka një lidhje historike, e që shpreson që këtë lidhje ta forcojnë edhe tani, përmes bashkëpunimi ekonomik.

“Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës @ InesDemiri1. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments