Friday, June 18, 2021
HomeLajmeKosovaKryeministri Kurti ngushëllon familjen Ramadani për humbjen e katër anëtarëve

Kryeministri Kurti ngushëllon familjen Ramadani për humbjen e katër anëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ramadani nga Shtimja, e cila humbi katër anëtarë në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare.

Në telegram, kryeministri Kurti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke bashkëndjerë dhimbjen me ta për humbjen tragjike.

Telegrami i plotë i kryeministrit Kurti:

E nderuara familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të katër familjarëve Tuaj në aksidentin tragjik.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje Tuajën kaq të madhe.

Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këtë ditë zie e pikëllimi.

Me nderime,

Albin Kurti

Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments