Monday, May 10, 2021
HomeLajmeKryeministri Kurti flet në Komitetin për Punë të Jashtme, përmend katër kushtet...

Kryeministri Kurti flet në Komitetin për Punë të Jashtme, përmend katër kushtet për të bërë dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Ai në fjalimin e tij ka përmendur katër kushtet për të bërë dialog me Serbinë.

“Nuk jam lideri i parë që flas në këtë Institucion edhe liderët tjerë të Kosovës kanë folur para meje në rrethana dhe kohë të ndryshme.”

“Kam dalur të flas para jush si një kryeministër i një vendi sovran, i voglë por me shpresë, i ri por edhe antik që në kohë të ndryshme ka mbrojtur vlerat evropiane.”

“Si popull kemi vuajtur okupime nga Perandori e regjime të ndryshme që kanë tentuar të asimilojnë gjuhën dhe kulturën tonë të marrin tokën tonë dhe të zhdukin ekzistencën tonë. “

“Kosova e pranon dialogun me Serbinë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, dëshiron marrëdhënie paqësore që dy vendet tona dy popujt tonë të jetojnë e të punojnë në harmoni.”

“Tani, si një kryeministër që ka mbi 50 përqind të votave, detyrimi im i parë është që të mbroj sovranitetin, pavarësinë dhe kushtetutën tonë.”

“Ne jemi për dialogun, por dialog që është  mirë i përgatitur mbi parime i drejtë dhe i barabartë. Më lejoni t’i përkufizoj këto parime: I pari është pranimi i realitetit, kjo do të thotë se nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të pakos së Ahtisarit ka qenë kompromis do të thotë hapja e listës së dëshirave, që do të qonte në ngjarje të paparashikueshme.”

“E dyta është pranimi i së vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e së kaluarës. Për të ndaluar gjenocidin, NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte Beogardi me regjimin e Millosheviqit që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Ishte aparat shtetëror me zyrtar qeveritar e me zingjir komande. Edhe pas luftës në Kosovës edhe regjimit të Millosheviqit, Qeveria e re nuk është distancuar asnjëherë nga Sllobodan Millosheviqi dhe krimet e tij të luftës.”

“E treta është barazia e përfaqësuesve. Në çdo tryezë ulemi si të barabartë. Kosova nuk është një çështje në dialog por është partnere e dialogut dhe kjo duhet kuptuar.”

“E katërta qytetarët duhet të jenë përfituese përfundimtar. Ne duhet të ofrojmë zgjidhje reale për problemet reale siç është fati  e personave të pagjetur, ku 1/3 nuk janë shqiptarë.”

“Çdo pranverë Kosova mban zi dhe përkujtojmë masakrat që i ka shkaktuar Serbia.

“Mu për këtë çështja e parë që duhet ta trajtojmë është çështja e fatit të personave të zhdukur. Kështu që ne nuk mund të injorojmë historinë.”

“Besoj që është në interes të BE-së dhe Evropës është që të dalim me një plan mini Marshall. Plani Marshal kishte shpëtuar dhe ndërtuar Evropën”, u shprehë Kurti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments