Tuesday, July 27, 2021
HomeLajmeKosovaKryeministri Albin Kurti nga Vjena kërkon që Kosova e Serbia të zotohen...

Kryeministri Albin Kurti nga Vjena kërkon që Kosova e Serbia të zotohen se nuk e sulmojnë njëra-tjetrën

Kryeministri Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Vjenë ka kërkuar që Kosova e Serbia të zotohen se nuk e sulmojnë njëra-tjetrën, kërkesë që ia ka bërë të martën presidentit Vuçiq në Bruksel.

Kurti ka shkruar se këtë Samit ka kërkuar poashtu që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti në këtë Samit ka kërkuar poashtu që të hiqen vizat për Kosovën.

“Të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Lihtenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në” , ka thënë ai.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1153675685132314

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments