Saturday, May 8, 2021
HomeSportKosova mposhtet ndaj Malit të Zi, pak shpresë për kualifikim në Kampionatin...

Kosova mposhtet ndaj Malit të Zi, pak shpresë për kualifikim në Kampionatin Evropian

Kosova ka humbur 22-27 ndaj Malit të Zi dhe kësisoj kanë humbur një mundësi për kualifikim në Kampionatin Evropian.

 

Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 22-27.

“Dardanët” humbën një mundësi shumë të mirë për kualifikim në Kampionatin Evropian, sepse një fitore sonte do t’i kualifikonte direkt në një nga garat më të mëdha në hendboll.

Mundësitë e Kosovës për kualifikim, janë zvogëluar shumë, pasi ‘Dardanët’ duhet të presin rezultatin nga ndeshja e fundit në mes Malit të Zi dhe Rumanisë.

Një fitore e mundshme e Malit të Zi do ta dërgonte këtë kombëtare direkt në Kampionatin Evropian, kurse në rast humbjeje, Kosovës do t’i jepte mundësi kualifikimi nga pozita e tretë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments