Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKontingjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit “LAUFER 21”

Kontingjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit “LAUFER 21”

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga data 16-29 Maj 2021 do të marrë pjesë në Ushtrimin shumëkombësh të Inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë.

Ky ushtrim ka për mision të promovoj stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të përmirësoi ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë Amerikane dhe NATO-s dhe të forcoj kapacitetin dhe besimin e tyre.

Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 21”, udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Europë.

May be an image of one or more people, military uniform and outdoors

Qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake.

Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë NATO dhe vendet partnere të NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane: Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Maqedonia Veriore, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina.

May be an image of one or more people and people standing

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments