Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaKonsultimet për dialogun, edhe AAK e gatshme të takohet me Kurtin

Konsultimet për dialogun, edhe AAK e gatshme të takohet me Kurtin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ishtë përgjigjur ftesës së Kurtit për takim në lidhje me procesin e dialogut.

 

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është i qartë, se në lidhje me këtë proces askush nuk e ka ekskluzivitetin.

Ai ka thënë se konsultimi me partitë politike parlamentare është shumë i rëndësishëm.

“Shumë e qartë, shumë e saktë, AAK e konsideron shumë të rëndësishëm konultimin paraprak me partitë parlamentare dhe informimin në Kuvend. Askush nuk ka ekskluzivitet në këtë proces, dhe çështja duhet të trajtohet me seriozitet”, tha Tahiri.

Ai tutje shtoi se në qeveri janë të gjitha raportet mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, dhe se deklaratat e Kurtit se nuk ka gjetur dokumente të tilla janë krejtësisht të papërgjegjshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments