Wednesday, December 7, 2022
HomeLajmeKonstituohet Komisioni për Ekonomi, ja përbërja e tij

Konstituohet Komisioni për Ekonomi, ja përbërja e tij

 

 

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur mbledhjen konstitutive.

Ky Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai me këtë rast tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak.

 

“Në konceptin të përbashkët në parimet kushtetues e ju garantoj që të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë dhe jam i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Jam i hapur shumë në çdo formë të konsultimit pa asnjë dallim partiak”.

“Si komision kemi një buxhet prej 5 mijë euro dhe në mbledhjen e ardhshme do të bashkëbisedojmë se si mund t’i shpenzojmë”.

Deputetja e VV-së nga Lista “Guxo”, Jeta Statovci tha se vetëm më bashkëpunim të mirëfilltë mund të arrihet të tejkalohen sfida e siç thotë ajo në ekonomi në këtë periudhë ato janë evidente.

“Gëzohem që sot arritëm të bëjmë konstituimin dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. Fusha e ekonomisë ka një varg sfidash dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë mund ta arrijmë”.

Kurse deputeti i VV-së Armend Muja ka pyetur se cili do të jetë fushëveprim i komisionit“Cilat institucione do të mbikëqyren nga ky komision dhe nga java e ardhshme është mirë të fillojmë më fushëveprim”.

“Është komisioni që mbet dhe ka mjaft agjencione që i monitoron dhe unë mendoj që ne duhet ta dimë që a janë të gjitha agjencionet të kompletuara”.“… meqë ka shumë ankesa sa i përket ndërmarrjeve mirë ka qenë që me e ftuar ministrin dhe me na raportuar e ku janë ngecjet”, tha deputeti nga AAK-ja Pal Lekaj.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka këtë përbërje: Ferat Shala kryetar i Komisionit; Jeta Tatovci nga VV-ja, Gramoz Agusholli nga VV-ja, Driton Hyseni nga VV-ja, Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja, Armend Muja nga VV-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Valentina Bunjaku nga LDK-ja dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments