Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaKonjufca i përgjigjet pyetjes së Pal Lekajt se a kalon Zajednica: Me...

Konjufca i përgjigjet pyetjes së Pal Lekajt se a kalon Zajednica: Me gjasë jo

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka pasur disa akuza për Qeverinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

Lekaj para deputetëve të LVV-së ka pyetur se a i kanë ndryshuar qëndrimet, derisa, ka përmendur në fund edhe Zajednicën.

Deputeti i Aleancës tha se “Zajednica nuk kalon”, ka qenë refren i LVV-së.

Për këtë arsye e ka pyetur Qeverinë se a do të kalojë “Zajednica”, tash kur dialogu po rifillon me ndërmjetësim të Brukselit.

“Kryeministri nuk është këtu, por ka qenë refren i LVV-së që Zajdednica nuk kalon. Për fund po ju pyes, a kalon Zajdenica a nuk kalon?”, ka pyetur Lekaj.

Të njëjtit në mungesë të kryeministrit Albin Kurti iu është përgjigjur duke qeshur kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Me gjasë jo”, tha shkurtimisht ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments