Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaKonfiskohen 61 telefona të kontrabanduar nga Dogana

Konfiskohen 61 telefona të kontrabanduar nga Dogana

Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësitet e Antikontrabandës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimtë, brenda së cilës janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion, raporton BotaSot e Re.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se vlera e këtyre telefonave është mbi 14 mijë euro.

“Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kane arritur ta identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimte dhe me ketë rast janë gjetur 61 telefona mobil pa dokumentacion/të kontrabanduar.

E gjithë sasia me vlerë mbi 14,000  mijë €uro është konfiskuar si dhe rasti është duke u trajtuar në procedurën kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments