Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaKompensohen 56 të dëmtuar nga vërshimet e fundit në Malishevë

Kompensohen 56 të dëmtuar nga vërshimet e fundit në Malishevë

Sot nga ana e Komunës janë ekzekutuara mjetet e ndara nga ana e Qeverisë së vendit, për të dëmtuarit nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, përkatësisht për dëmet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe bëhet fjalë për 56 ekonomi familjare.

 

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës, Valon Mazreku, sot e ka bërë këtë njoftim, pas konfirmimit të marrë nga niveli qendrorë, se janë kompensuar 56 të dëmtuar në ekonomitë familjare, gjatë vërshimeve të fundit, dhe shuma totale e kompensimit është 59 mijë euro.

Përndryshe, nga vërshimet e fundit në Komunën e Malishevës, sipas vlerësimit të bërë nga ana e komisionit për vlerësimin e dëmeve, në total dëmet e shkaktuara janë rreth 542 mijë euro, ndërsa vetëm në ekonomitë familjare, dëmi i vlerësuar ishte mbi 236 mijë euro, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments