Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaKjo është përmbajtja e letrës që Haradinaj ia ka dërguar Kurtit

Kjo është përmbajtja e letrës që Haradinaj ia ka dërguar Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, tha se i ka dërguar këtij të fundit një letër, në të cilën ka paraqitur kërkesat dhe shqetësimet e AAK-së lidhur me zhvillimet rreth dialogut të Kosovës me Serbinë,

AAK kërkon që temat nacionale të mos jenë ekskluzivitet i askujt.

“Askush nga institucionet e Kosovës nuk mund të ndërmarrë veprime për sa i përket temave të dialogut me Serbinë e të befasojë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën e parë të letrës që AAK i ka dërguar Kurtit.

Kjo është letra e plotë që Haradinaj i ka dërguaar Kryeministrit Kurti:

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments