Shumë besimtarëve të kryeqyteteve Tiranë dhe Prishtinë, por edhe të qyteteve të tjera, pavarësisht pandemisë COVID-19, duke marrë masa mbrojtëse janë tubuar nëpër xhami për të falur namazin e teravisë
Në xhamitë në Shqipëri dhe Kosovë është falur namazi i teravisë së parë në prag të fillimitShumë besimtarëve të kryeqyteteve Tiranë dhe Prishtinë, por edhe të qyteteve të tjera, pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke marrë masa mbrojtëse janë tubuar nëpër xhami për të falur namazin e teravisë.
Si xhamitë e tjera në mbarë vendin, edhe në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë besimtarët muslimanë janë mbledhur së bashku për të falur namazin e teravisë së parë, por ata janë mbledhur në numër të kufizuar për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19 që ndalojnë grumbullimet masive.
Në Shqipëri aktualisht është në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të restoranteve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i grumbullime masive.
Po ashtu edhe besimtarët muslimanë në mbarë Kosovën kanë falur namazin e teravisë. Besimtarë të shumtë janë bërë pjesë e namazit të teravisë së parë edhe në xhaminë e “Jashar Pashës” në Prishtinë.
Për shkak të masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, besimtarët gjatë namazit kanë mbajtur maska dhe distancë sociale midis tyre.
Gjatë ditës, muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarëve muslimanë ua ka uruar edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, por u bëri thirrje për respektimin e masave kundër pandemisë.
Aktualisht në Kosovë zbatohet orë policore në periudhën kohore nga ora 22 në mbrëmje deri në orën 05 të mëngjesit.
https://www.facebook.com/324995934352425/videos/1973787432761826