Wednesday, November 30, 2022
HomeLajmeKëshilltari i Blinken telefonon Kurtin: Faleminderit, u tregove konstruktiv

Këshilltari i Blinken telefonon Kurtin: Faleminderit, u tregove konstruktiv

Derek Chollet, këshilltari special i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, për ta falënderuar për “angazhimin konstruktiv” në gjetjen e zgjidhjes për uljen e tensioneve të shkaktuara rreth targave ilegale serbe që qarkullojnë në Kosovë.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan Chollet në llogarinë e tij në Twitter.

“E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge drejt de-eskalimit të tensioneve dhe përkushtimin që urgjentisht të punohet në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm”, përfundon cicërima e Chollet.

Kosova dhe Serbia, përkatësisht kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic kanë nënshkruar marrëveshje në Bruksel për de-eskalim ku Kosova heqë dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, derisa Serbia zotohet se nuk do të prodhojë më të reja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments