Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaKërkohet paraburgim ndaj personit që u prezantua si polic e i kërkoi...

Kërkohet paraburgim ndaj personit që u prezantua si polic e i kërkoi 30 mijë euro Adriana Hoxhiqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit me inicialet Xh.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

 

Sipas një njoftimi për media, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente.

“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, përfshirë fotografimin e fshehtë dhe vëzhgimin me video në vendet publike dhe private, monitorimin e fshehtë të bisedave në vende publike dhe private, simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit në vlerë prej 11,000 € (njëmbëdhjetë mijë euro), si dhe përgjimin e telekomunikimeve, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi në flagrancë i të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, personi me inicialet Xh.P., dyshohet se në vazhdimësi i ka mashtruar palët duke u prezantuar si pjesëtar i Policisë së Kosovës (hetues në krime ekonomike), me qëllim të përfitimit material.

“Ai ju ka thëne palëve ankuese se është duke hetuar disa lëndë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se është në gjendje t’i rregullojë këto raste nëse pala ankuese pranon të jap ryshfet në vlerë prej  30,000 € (tridhjetë mijë euro). I dyshuari, me aktvendim të prokurorit ndodhet në masën e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet tutje në njoftim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments