Saturday, June 12, 2021
HomeBotaKatër të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në ShBA

Katër të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në ShBA

Katër njerëz mbetën të vdekur, përfshirë dy të mitur, pas një sërë të shtënash me armë gjatë 3 orësh në zonën e Kansas City në SHBA.

 

Sulmet e së martës ndodhën në të dy anët e lumit Missouri, në Kansas City, Missouri dhe në Kansas City, Kansas.

Sipas raportimeve, e gjitha filloi rreth mesditës kur policia e Kansas iu përgjigj një skene me të shtëna dhe gjeti një djalë 15-vjeçar që kishte marrë një plagë me armë pranë një shkolle fillore, raporton TCh.

Ai vdiq nga plagët, sipas një njoftimi për shtyp nga autoritetet policore.

Një i dyshuar iku nga vendi i ngjarjes në një automjet dhe ende nuk është kapur.

Rreth 90 minuta më vonë, policia përtej lumit u thirr në lidhje me të shtënat dhe një viktimë u gjet dhe u dërgua në një spital ku ata e shpallën më vonë të vdekur.

KCPD u thirr gjithashtu në një tjetër ngjarje me të shtëna armësh rreth 30 minuta më vonë afër Sycamore Park, ku ata zbuluan një viktimë të mitur.

Kryetari i Kansas City, Missouri, Quinton Lucas bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës që po mundon të dy qytetet.

Vetëm fundjavën e kaluar, të paktën 16 njerëz vdiqën dhe më shumë se 40 u plagosën në të shtënat e shumta në të gjithë vendin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments