Saturday, May 8, 2021
HomeBotaKam dy muaj që nuk varros dot tim bir”, skandal pas fjalëve...

Kam dy muaj që nuk varros dot tim bir”, skandal pas fjalëve të deputetit italian

Një tragjedi familjare e një politikani italian i hedh dritë një situate të padurueshme në kryeqytetin italian, Romën.

Fjalët e forta dhe të dhimbshme vijnë nga Andrea Romano, deputeti i Partisë Demokratike në Itali, që pak muaj më parë ka humbur djalin e tij të vogël.

“Ka dy muaj që nuk arrij dot të varros tim bir. Turp të keni”, tha ai.

Deputeti Andrea Romano

Deputeti sulmoi kryebashkiaken e Romës, Virginia Raggi.

“Nuk na jepet as koha kur do të mund ta varrosin, kjo nuk është e denjë për këtë qytet. Turpi i juaj nuk mund të jetë më i madh”.

Ngjarja ka provokuar një reagim të madh në opinionin publik, si dhe mbështetje e forcave të ndryshme politike, por është vetëm maja e ajsbergut të situatës në varrezat e Romës.

Varrezat në kryeqytet janë në kolaps

Janë mijëra familjet që nuk po arrijnë t’i japin përshëndetjen e fundit të dashurve të tyre, sepse nga tetori i kaluar kanë qenë më shumë se 5 mijë vdekje më shumë se në vitet e mëparshme. Kjo e bën radhën për varrimet ose shërbimet e tjera, si djegiet e trupave dhe vendosja në varret murale, shumë të gjatë dhe e vështirë për t’u zgjidhur.

Përgjigja e AMA, enti që menaxhon edhe shërbimet funerare, ishte po aq e hidhur. “AMA është afër familjes për humbjen e madhe. Trupi i  djalit tuaj është djegur më 15 mars. Për shkak të emergjencës, i kemi dhënë precedencë varrimeve primare, ndërkohë që ato dytësore, jo urgjente,  si vendosja e hirit, do të fillojë nga data 1 maj”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments