Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaKajtazi pas sqarimit të ministres Gërvalla: Shkruaj në Facebook sepse zë më...

Kajtazi pas sqarimit të ministres Gërvalla: Shkruaj në Facebook sepse zë më shumë budallallëk

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar cicërimën skandaloze të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, lidhur me zhvillimet e fundit në Bjellorusi.

Pas sqarimit të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, e cila tha se janë përpjekur që me 270 shkronja ta shkruajnë një tekst dhe kanë gabuar, Kajtazi e ka sugjeruar që të shkruajë në Facebook, meqenëse, siç ka thënë, “zë më shumë budallallëk”.

“Duhet me dite me shkru per me shkru shkurt. Kur nuk te dalin 270 karaktere, shkruj ne fejsbuk sepse ze me shume budallallëk”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.

Ndryshe, Gërvalla tha sot në komision se e merr përgjegjësinë për atë cicërimë, pasi janë përpjekur që me 270 shkronja ta shkruajnë një tekst dhe kanë gabuar.

“E mar përgjegjësinë politike për atë Tweet, përpjekja për të futur në 270 shkronja , ka shkaktuar një tekst pa lidhëse pra e marr përgjegjësinë, e kemi marrë të njëjtin tekst dhe e kemi shtuar lidhësat që kanë munguar dhe mendoj se e kemi kuptuar dhe në të ardhmën të mos ndodh asnjëherë. Ju siguroj që 6 apo 8 sy shikojnë më shumë se 2 sy, diplomacia digjitale ka rëndësi të madhe keni të drejt, rreth kësaj teme”, tha Gërvalla.

Zëvendëskryeministrja shtoi se me atë tweet nuk kanë dashur të tregojnë që perëndimi është i dobët.

“Kosova synon, dëshiron dhe do të jetë në anën e aleatëve të saj të rëndësishëm në çfarëdo faze, në atë Tweet nuk shkruar që perëndimi është i dobët, por që Rusia mendon se perëndimi është i dobët, ai mesazh dëshiron të tregojë se qëndron fort krah aleatëve të saj. Në këtë qeveri ka një sërë”, u shpreh Gërvalla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments