Tuesday, July 27, 2021
HomeLajmeKosovaKajtazi: Është ndaluar një tentim zhvatje me taksën 5 euro

Kajtazi: Është ndaluar një tentim zhvatje me taksën 5 euro

Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi e ka cilësuar si tentim zhvatje nismën e Ministrisë së Infrastrukturës për “tiketa ngjitëse” në vlerë prej 5 euro për qytetarët.

“Taska shtesë prej 5 eurove për qytetarët është thjeshtë zhvatje, dhe me këtë është ndaluar një tentim zhvatje” – deklaroi ai.

Kajtazi këto komente i bëri në “Debat Plus”, ku prezente është Mimoza Kusari-Lila, e cila deklaroi se që nga fillimi e ka ditur që vendimi për taksën prej 5 euro ka qenë një “gabim apo nguti”.

“E vlerësoj që ka pasur një reagim nga vet ministri Liburn Aliu. E dyta do të zbardhen dhe të priten vendimet tjera për të parë të gjitha hapat që e kanë shtyrë zëvendësministrin Durmishi për të nënshkruar  këtë marrëveshje”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments