Thursday, April 15, 2021
HomeSportJuventus po mposht Napolin, derisa Interi vazhdon sigurt drejt titullit

Juventus po mposht Napolin, derisa Interi vazhdon sigurt drejt titullit

Juventus është duke fituar 1-0 ndaj Napolit dhe me rezultat të njëjtë është duke fituar edhe Interi ndaj Sassuolos.

 

Juventus po luan më mirë sesa Napoli në këtë ndeshje, ku edhe ka shënuar gol përmes Cristiano Ronaldos.

Federico Chiesa u vlerësua shumë në golin e shënuar nga portugezi, pasi dhuroi një asistim të bukur.

Në anën tjetër, dyshja e Interit, Ashley Young dhe Romelu Lukaku i kanë dhënë epërsinë minimale ‘Nerazzurri’.

Lukaku nuk po di të ndalet, ku edhe ka shënuar golin e tij të 21-të në Serie A.

Me këto rezultate momentale, Inter është në kuotën e 71 pikëve, ndërsa Juventus zhvendoset në poiztën e tretë me 59 pikë (një më pak sesa AC Milan).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments