Sunday, June 13, 2021
HomeSportInzaghi flet pas largimit nga Lazio: Faleminderit për këto 22 vite

Inzaghi flet pas largimit nga Lazio: Faleminderit për këto 22 vite

Ish-trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka folur për herë të parë pas largimit nga Lazio.

Simone Inzaghi ka përfunduar aventurën e tij tek Lazio dhe do të jetë trajner i ri i Interit.

Inzaghi sot kishte një bisedë me presidentin e Lazios, Lotito, i cili thuhet të ketë ndaluar tentativat për rinovimin e kontratës së tij, ku pas një bisede me të dhe Igli Taren ai mori vendim që të largohet nga klubi.

 

Tani, ai ka thyer heshtjen duke falënderuar klubin dhe tifozët për 22 vite të mrekullueshme si lojtar dhe si trajner.

“Falënderoj klubin, tifozët dhe presidentin që më kanë shoqëruar gjatë këtyre 22 viteve si lojtar dhe si trajner”, tha ai.

“Këto ngjyra janë dhe do të mbesin gjithmonë pjesë të zemrës time. Kemi luftuar dhe kemi fituar bashkë”, përfundoi Simone Inzaghi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments