Wednesday, May 12, 2021
HomeBotaIncident i ri në ShBA, nënkomandanti i policisë vret burrin me ngjyrë

Incident i ri në ShBA, nënkomandanti i policisë vret burrin me ngjyrë

Një nënkomandant policie në Karolinën Veriore ka qëlluar për vdekje një burrë me ngjyrë përderisa po zbatonte një fletarrestim, njoftuan autoritetet, duke i ngritur tensionet rreth politikave policore pas gjykimit të policit Derek Chauvin dhe vrasjes së adoleshentes me ngjyrë, Ma’Khia Bryant.

Nënkomandanti i policisë në qytetit Elizabeth, afër bregdetit të Atlantikut, u pezullua me qëllim të zhvillimit të hetimeve nga Byroja Shtetërore e Hetimeve, njoftuan autoritetet lokale në një konferencë për gazetarë të mërkurën.

Policia tha se burri i quajtur Andrew Brown Jr. u qëllua rreth orës 8 e 30 minuta të mërkurën në mëngjes. Nënkomandanti që e qëlloi këtë person kishte kamerë në trup, tha policia, por refuzoi që ta identifikonte me emër oficerin që qëlloi dhe nuk tregoi se sa plumba janë shkrepur, shkruan The Guardian.

I vrari nga policia në Karolinën Veriore, Andrew Brown Jr.

Një dëshmitar tha se Brown u qëllua nga polici përderisa po mundohej të largohej me veturë dhe se nënkomandanti qëlloi me armë në drejtim të tij disa herë. Vetura më pas doli nga oborri dhe goditi një pemë, tha Demetria Williams, që jeton në rrugën e njëjtë.

Williams tha se pasi dëgjoi një të shtënë, doli jashtë, ku pa se vetura po qëllohej përsëri me armë. “Kur e hapën derën e veturës, ai tashmë ishte i vdekur”, tha dëshmitarja, duke shtuar se policët u munduan t’i jepnin ndihmë duke i bërë shtypje në gjoks.

Një veturë që autoritetet e larguan nga vendi i ngjarjes dukej se kishte shumë vrima të shkaktuara nga plumbat dhe xhamin e pasmë të thyer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments