Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaImer Mushkolaj nuk i ndal shakatë me MPJ-në

Imer Mushkolaj nuk i ndal shakatë me MPJ-në

Analisti Imer Mushkolaj nuk është ndalur duke bërë shaka me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, pas publikimit të një reagimi me anglishte të dobët dhe jo fort diplomatik mbrëmë.

Mushkolaj ka ironizuar duke shkruar se në MPJ është një vend i lirë pune si zyrtar për Twitter.

“Vend i lirë pune: zyrtar i lartë për Twitter në Ministrinë e Jashtme. Gjuha angleze – e preferueshme”, ka shkruar Mushkolaj.

Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë shumë kritika dhe tallje për postimin e mbrëmshën në rrjetin social Twitter. Postimi në gjuhën angleze që është bërë nga MPJ ka qenë amatoresk dhe me gabime.

“Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur dhe mbrojtur aleatët”, thuhej në postimin anglisht të MPJ-së.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit…”, është thënë ndër të tjera në postim.

Pas kësaj, MPJ e ka fshirë postimin, për ta publikuar më pas një tjetër të shkruar më mirë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments