Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaIKSHPK furnizohet me dhjetëra mijëra pajisje për marrjen e mostrave për COVID-19

IKSHPK furnizohet me dhjetëra mijëra pajisje për marrjen e mostrave për COVID-19

Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë, Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së,  Chargé d’Affaires, Natacha Gomes, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Dukatë së Madhe të Luksemburgut, Sh.T. Christoph Weidinger, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Katharina Stocker, drejtoreshë e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Sandra Horina, shefe e Zyres Autriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Prishtinë, Nanna Thue Kirsten- këshilltare në Ambasadën Norvegjeze dhe zyrtarë nga Ministria e Shëndetësië dhe IKPShK-së ishin prezent në ngjarjen e dorëzim-pranimit që u mbajt në Institutin Kombëtar për Shëndet Publik në Kosovë.

Dorëzimi i 66,240 pipetave që përdoren për marrjen e mostrave të testeve COVID shënon mbylljen e përpjekjeve të përbashkëta njëvjeçare në sigurimin urgjent të produkteve dhe pajisjeve shëndetësore të nevojshme në përgjigje të pandemisë COVID.

Me këtë ngjarje, UNDP dhe partnerët synojnë të përcjellin angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të mbështetur Kosovën dhe institucionet e saj ndërsa vazhdojnë luftën kundër COVID-it dhe t’u përgjigjen ndikimeve të pandemisë.

Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë, theksoi rëndësinë e partneriteteve të vazhdueshme të fuqishme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë pandemisë.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për këto donacione, veçanërisht për përfaqësuesit e Luksemburgut, Austrisë, Zvicrës dhe Norvegjisë që ishin të gatshëm të na mbështesin gjatë krizës COVID. Ju keni qenë këtu me ne që nga shpërthimi i pandemisë. Për më shumë se një vit, ne kemi qenë dëshmitarë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë së bashku. Për shkak se virusi nuk njeh kufij, etni ose moshë. Këto akte solidariteti jo vetëm që na ndihmojnë teknikisht por edhe na bëjnë të ndihemi njerëzor, të lidhur me njëri-tjetrin. Populli kosovar gjithmonë i mirëpret vlerat evropiane dhe besoj se duhet të vazhdojmë t’i fuqizojmë ato”, shtoi ai.

Christoph Weidinger, ambasadori austriak në Kosovë deklaroi se“Si pjesë e këtij projekti të koordinuar nga UNDP, vitin e kaluar Austria dhuroi 250.000 euro për të siguruar më shumë se 13.600 komplete testimi dhe sot, ne kemi kënaqësinë të dorëzojmë këto pipeta së bashku me partnerët. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se në këtë pandemi, askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe të falënderoj UNDP-në dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për implementimin profesional të projektit si dhe bashkëpunimin e gjatë në Kosovë”.

Natacha Gomes, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Prishtinë deklaroi se Dukata e Madhe e Luksemburgut ka mbështetur Kosovën në luftën e saj kundër pandemisë COVID-19 që nga fillimi në bashkëpunim me partnerët e OKB-së dhe donatorë të tjerë.

“Jam e kënaqur që jam pjesë e këtij dorëzimi përfundimtar të përpjekjeve tona të përbashkëta dhe dëshiroj të falënderoj UNDP për udhëheqjen dhe koordinimin e tyre. Unë gjithashtu falënderoj Ministrin Vitia për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Kosovën në këtë betejë, pasi kemi ende një rrugë të gjatë para nesh, një të cilën duhet ta ecim së bashku”, shtoi ai.

Si një partner afatgjatë i Kosovës, Zvicra është e lumtur që e ka mbështetur Kosovën në luftën kundër COVID-19.

“Në partneritet me UNDP-n; dhe donatorë të tjerë, kontributi ynë forcoi kapacitetet e kujdesit dhe testimit të sistemit shëndetësor, në një kohë të mungesave kritike të pajisjeve thelbësore mjekësore. Ne mirëpresim faktin që dozat e para të vaksinës kanë mbërritur në Kosovë përmes mekanizmit COVAX, në të cilin Zvicra kontribuon 20 milion CHF dhe shpresojmë që dërgesat e tjera do të pasojnë së shpejti,” deklaroi Katharina Stocker, Drejtor i Zyrës Zvicerane të Bashkëpunimit.

“Gjatë 13 muajve të fundit, UNDP është përqendruar në përgjigjen ndaj pandemisë, vlerësimin e ndikimeve të saj dhe në planifikimin e rrugës për një përgjigje afatgjatë. Mbështetja dhe bashkëpunimi me qeveritë e Austrisë, Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Norvegjisë dhe Zvicrës kanë qenë e rëndësisë jetike për ne që të jemi në gjendje të sigurojmë mbështetjen më të nevojshme urgjente. Unë do të doja t’ju falënderoja për financimin tuaj bujar dhe partneritetin e shkëlqyer gjatë këtyre kohërave sfiduese. Ne e dimë që kriza COVID është larg nga përfundimi dhe jemi të gatshëm të mbështesim Kosovën dhe popullin e saj për t’iu përgjigjur krizës dhe ndikimeve të saj”, shtoi Suokko.

Ndërsa, Nanna Thue Kirsten, Këshilltare në Ambasadën e Norvegjisë deklaroi seNorvegjia është e kënaqur që ka sponsorizuar prokurimin e pajisjeve thelbësore mjekësore për Kosovën gjatë këtyre kohërave sfiduese, në partneritet me UNDP-në dhe donatorët tjerë.

Projekti njëvjeçar përgjigje ndaj COVID-19, i mundësuar përmes donacionit të Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut me 1.3 milion USD, Qeverisë së Norvegjisë me 487,000 USD, Qeverisë së Zvicrës me 469,000 USD, Qeverisë së Austrisë me 276,000 USD dhe UNDP me 241,000 USD bëri të mundur blerjen e: 40 ventilatorëve mobil, 52,500 teste PCR, 12,000 kompleteve për testim PCR COVID-19, 66,240 pipetave për testimin e COVID dhe mbështetën 2,491 familje të cenueshme me kupona për blerjen e produkteve themelore shtëpiake gjatë një periudhe 3 mujore.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit. Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë  shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments