Saturday, May 8, 2021
HomeBotaI dyshuar se ndihmoi në masakrën e Nicës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

I dyshuar se ndihmoi në masakrën e Nicës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Media italiane njoftoi të enjten se një shqiptar 28-vjeçar, i cili ishte në kërkim për sulmin me kamion në vitin 2016 në qytetin francez të Nicës, ku humbën jetën 86 njerëz, është arrestuar në Italinë e jugut.

 

Agjencia e lajmeve “LaPresse” tha se policia arrestoi të dyshuarin, të identifikuar si Endri Elezi, të mërkurën në Sparanise, rreth 40 kilometra në veri të Napolit.

Elezi ishte në kërkim pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet franceze, si i dyshuar se i kishte siguruar armë autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.

Bouhlel u vra nga policia, pasi me një kamion u fut përmes një turme njerëzish që ishte mbledhur për të parë një shfaqje fishekzjarresh Ditën e Bastilles, raporton Voa.

Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në 14 korrik të vitit 2016. Autoritetet franceze thonë se Bouhlel, një tunizian me banim në Francë, u frymëzua nga propaganda e grupit ekstremist, por që nuk është gjetur asnjë provë që ISIS orkestroi sulmin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments