Monday, May 10, 2021
HomeBotaHungaria arrin në rreth 4 milionë të vaksinuar ndaj COVID-19, lehtëson masat

Hungaria arrin në rreth 4 milionë të vaksinuar ndaj COVID-19, lehtëson masat

Kryeministri Viktor Orban tha të premten se numri i të vaksinuarve me një dozë është afër 4 milionë – çfarë paraqet rreth 40 për qind të popullsisë së përgjithshme hungareze.

 

“Në të kaluarën e kemi mbrojtur veten duke u mbyllur dhe, në këtë mënyrë, kemi ngadalësuar përhapjen e virusit. Por, tani jemi në sulm”, tha Orban për radion publike hungareze.

Ai shtoi se Hungaria ka doza të mjaftueshme të vaksinave për të imunizuar secilin që është regjistruar për vaksinim.

“Vaksina është sikur jeleku anti-plumb; virusi tërhiqet prej tij”, tha Orban.

Me masat e reja, të vaksinuarit, që posedojnë kartën e imunizimit të lëshuar nga autoritetet, mund të hyjnë në restorante brenda, hotele, teatro, kinema, banja, palestra, biblioteka, muze, kopshte zoologjike dhe vende të tjera rekreative, nisur nga 1 maji.

Orari i punës për bizneset gjithashtu do të zgjatet deri në orën 23:00.

Hungaria mbështetet kryesisht në vaksinat nga Kina dhe Rusia, të cilat nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Hungaria ka regjistruar mbi 779,000 raste me koronavirus dhe mbi 27,000 viktima.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments