Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaHoxhaj për shtesat e pensionstëve: Qeveria po ua zvogëlon edhe atë pak...

Hoxhaj për shtesat e pensionstëve: Qeveria po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me vendimine  Qeverisë së Kosovës për uljen e shtesave të pensionstëve dhe të mjakëve e infermierëve.

Këtë vendim ai e quajtur skandaloz, të papranueshëm dhe nëpërkëmbës.

“Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe”, ka shkruar ai.

Hoxhaj ka thënë se mungesa e dorës së shtetit po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.

“Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës”, ka shkruar tutje ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments