Monday, June 14, 2021
HomeLajmeHoxhaj-Kurtit për planin qeverisës: Ky është programi më i dobët, më i...

Hoxhaj-Kurtit për planin qeverisës: Ky është programi më i dobët, më i kotë

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë sot në seancën ku po diskutohet programi i qeverisë Kurti 2 se prezantimi i programi 2 muaj me vonesë nuk kishte kurrfarë nevojë për seancë urgjente, përveç nëse Qeveria do të sillte ndonjë vendim urgjent për vaksinim të qytetarëve kundër covid-19

Hoxhaj e ka quajtur “paçavër” planin qeverisës të Qeverisë Kurti.

“Pamjet e shëmtuara të trajtimit të prindërve, gjyshërve dhe të moshuarave tanë, ku ata shtyheshin me njëri tjetrin, pa fajin e tyre, për të marrë një vaksinë, tregojnë që vendi është drejt një katastrofe shëndetësore. Kudo në botë, edhe tek ne, është detyrë e kryeministrit që të siguroj vaksinat. Mirëpo ai dhe qeveria e tij pa asnjë justfikimi i kanë braktisur qytetarët në betejën e vështirë me pandeminë. Sepse nuk kanë guxim, dije dhe përvojë që të menaxhojnë pandeminë”, tha Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, programi nuk ka plan veprimi dhe se objektivat nuk përkthehen. në aktivitete konkrete.

“Albin Kurti kishte krijuar për disa vite bindjen se kurdo që do fitonte zgjedhjet dhe do udhëheq qeverinë, do të bënte transformimin e madh politik, ekonomik dhe shoqëror në vend. Në fakt, kjo ka të bëjë me diçka tjetër: çdo demagog dhe populist e ka talentin e veçantë, me i ba reklamë vetes. Këtu zoti Kurti është një shembull i mjerë në mesin e demagogëve në histori dhe populistëve në demokraci”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka deklaruar se me programin qeverisës, Albin Kurti po iu ik premtimeve zgjedhore.

“Në faqen 6 thuhet se do sigurohen vaksinat për 60 % të grup moshave që duhet vaksinuar brenda vitit, ndërsa në faqen 7 thuhet se ato sigurohen për 60% të qytetarëve të Kosovës. z. Kurti është dashur ta dijë se 60% i qytetarëve të Kosovës është rreth 1 milion e 100 mijë, por 60% i atyre që janë mbi 65 vjet është diku rreth 8 % apo rreth 130 mijë. Cila është e vërteta në këtë rast? A do t’i vaksinoni 130 mijë, a 1 milion e 100 mijë? Me këtë dinamikë dhe me ndihma, nuk besoj që deri më 2025 mund të vaksinohen qyetetarët! Nuk mund të luani me fatin e qytetarëve duke u nisur nga zotimet e huaja, sepse zotimet e huaja, janë shprehje gatishmërie, kur atyre t’iu vjen mundësia, e nuk janë obligime që i kanë ndaj nesh. Sigurimin e vaksinave e keni obligim ju, dhe nuk mund tua bartni partnerëve të jashtëm”, tha Hoxhaj.

Ai tha se programi i qeverisë Kurti 2 nuk ngjan fare me programin e që Albin Kurti ka garuar në zgjedhjet e fundit.

“Shumë premtime në fushatë zgjedhore që ishin me tone epike, në program janë tretur dhe ka zero zotime për to: Vendi i garantuar i punës dhe i pagës për të rinjtë nga mosha 16-18, pushimi i lehonisë dhe ai prindëror për 12 muaj, ndërtimi i 160 çerdheve, 600 milionë euro grant për komunat, pensionimi i parakohshëm i pjestarëve të policisë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak për të rinjtë, themelimi i Fakultetit të Teknologjisë Informative, stadiumi nacional afër Prishtinës dhe ndërtimi i pishinës olimpike nuk janë askund. Çfarë do thotë kjo, të gjitha këto kanë qenë vetëm mashtrime elektorale. Është një padrejtësi ndaj 50 për qind të qytetarëve që kanë votuar për ju!”, tha Hoxha

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments