Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaHoti kërkon nga Kurti që të raportojë nesër në Kuvend e më...

Hoti kërkon nga Kurti që të raportojë nesër në Kuvend e më pas të niset për dialog

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, i ka sugjeruar kryeministrit të vendit Albin Kurti që nesër para deputetëve të raportojë për qasjen e tij në këtë proces të ri të dialogut Kosovë-Serbi, proces ky siç ka thënë Hoti është për marrëveshje përfundimtare e njohje të ndërsjellët.

Ai tutje i ka listuar pesë pika në të cilat duhet të fokusohet Kurti. Sipas tij, ai duhet të raportojë për parimet mbi të cilat do të dialogohet.

Pastaj, për objektivat e dialogut. Për organizimin e palës kosovare, për mënyrën e si do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia gjatë procesit dhe për mënyrën si do të sigurohet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.

“Çdo lloj raportimi që nuk fokusohet në këto pika është përsëritje se seancave të mëparshme të organizuara gjatë dialogut teknik”, ka theksuar Hoti.

Më poshte gjeni shkrimin e plotë të Hotit:

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments