Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaHeqja e taksës në kufi, vjen lajmi i fundit nga Mali i...

Heqja e taksës në kufi, vjen lajmi i fundit nga Mali i Zi

Drejtor i zyrës turistike në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka thënë se në fillim të muajit qershor, do të finalizohet marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi për heqjen e taksës në vlerë 15 euro.

Në RTV21, ai ka treguar se marrëveshja do të nënshkruhet në Podgoricë.

“Kur isha në Kosovë në muajin prill unë kam iniciuar përsëri këtë problem, dhe falë vullnetit të mirë të drejtorit të Byrosë për Sigurime të Kosovës(BSK), Sami Mazrekut, kjo gjë ka qenë aktuale për 1 muaj e gjysmë me homologun e tij, dhe jemi në finale. Unë pres që edhe 4-5 ditë, apo në fillim të qershorit, nuk do të jetë më ajo barrierë. Në Podgoricë do të nënshkruhet marrëveshja ndërshtetërore, e të dy drejtorive, kur nuk ka nevojë më të paguhet kjo taksë”, ka thënë Hajdinaga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments