Monday, May 10, 2021
HomeLajmeHelmimi i tre qenëve në Prishtinë, s’ka laborator për analizën e mishit...

Helmimi i tre qenëve në Prishtinë, s’ka laborator për analizën e mishit që konsumuan

Javën e kaluar tre qenë kanë ngrodhur nën dyshimin se janë helmuar qëllimisht në komunën e Prishtinës.
Qentë dyshohet se ngrodhën nga ngrënia e një mishi.


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pati marrë mishin e dyshuar tash e gjashtë ditë për të kryer ekzaminimet.

Mirëpo, Lamir Thaçi, zëdhënës në AVUK në një përgjigje  bëri të ditur se s’kanë arritur të gjejnë një laborator për analizimin e mostrës.

“Ne si inspektorat veterinar, nga momentin që kemi marr mostrën për analiza , kemi informuar zyrtarët policor dhe Prokuroren se nuk kemi mundësi të kryejmë teste të analizave për dyshime toksikologjike”, thuhet në përgjigjen e AVUK-ut.

Tutje, nga ky institucion bënë të ditur që as Laboratori Veterinar në Shkup nuk ka kapacitete dhe metoda të zhvilluara për kryejen e analizave të mostrave në Toxikologji.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë pas marrjes se informatës, ka dal ne teren për hulumtim të rasatit në bazë të anamnezës dhe marrjes se mostres. Përkundër përpjekjeve qe të gjejmë një laborator për analizimin e mostrës, kryerjes se testimit të mishit si element dyshues qe ka helmuar qenin. Nuk kemi arritur të sigurojmë një laborator qe kryen teste ne fushën e toksikologjisë. Pasi që laboratorët vendore si Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë, Instituti Shëndetit Publik në Kosovë si dhe Laboratori Veterinar në Shkup nuk kanë kapacitete dhe metoda të zhvilluara për kryejen e analizave të mostrave në Toxikologji”, tha ai.

Thaçi bëri thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke dhënë informata më të plota mbi ngjarjen, që vetëm nga anamneza e rastit bazuar në shenjat klinike dhe informata mbi produktin qe i është servuar kafshës për konsum të dihet shkaktari i helmimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments