Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaHaziri thotë se nuk do të takohen më me Kurtin: Asnjëherë, nuk...

Haziri thotë se nuk do të takohen më me Kurtin: Asnjëherë, nuk kemi asnjë arsye politike të shkojmë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për takimin që ka mbajtur sot kreu i partisë së tij, Lumir Abdixhiku me kryeministrin, Albin Kurti.

Haziri tha se LDK-ja nuk do t’i shkoj më në takim kryeministrit Kurti duke theksuar se nuk kanë nevojë të bëjnë improvizime të takimeve sepse, sipas tij, nuk kanë asnjë arsye politike për t’i shkuar Kurtit në takim.

“Asnjëhere jashtë sotit. Dy takime i kemi mbajt, herën e parë me e bë të qartë qëndrimin tonë opozitar. Sot është kanë takimi i dytë, informues më shumë dhe kemi thënë nëse paraqitet nevoja e takimeve me liderë të partive është mirë me qenë të gjithë në një dhomë”, tha Haziri në Rubikon.

Tutje ai ka thënë se kërkesa e tyre për raportim në Kuvend, para dhe pas takimit është e padiskutueshme.

“Për takime që janë në Kuvend që ka me raportu ne nuk kemi arsye me bë improvizime të takimeve sepse nuk kemi asnjë arsye politike me shku”, tha Haziri.

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Lidhur me çështjen e dialogut, Abdixhiku i ka dorëzuar Kurtit edhe një ofertë. Ai tha se në këtë ofertë kanë theksuar se roli i SHBA-së në dialogun në mes të dy shteteve është i pakontestueshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments