Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaHaziri thotë se LDK dje pati takim edhe me Presidenten Osmani

Haziri thotë se LDK dje pati takim edhe me Presidenten Osmani

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se LDK-ja dje kishin takim edhe me Presidenten Vjosa Osmani, lidhur me diskutimet për çështjen e dialogut.

Sipas tij, nga ky takim, kanë dëgjuar pikëpamjet e presidentes lidhur me rolin e Qeverisë në raport me çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

”Takimi [me Albin Kurtin] ka qenë informues. Ne jemi ftuar për këtë karakter takimi”.

”Të them të drejtën në fakt, ne kemi mbajtur tri takime, se dje kemi takuar edhe Presidenten Vjosa Osmani, për të dëgjuar edhe nga ajo pikëpamjet e presidentes lidhur me rolin e qeverisë dhe dialogun”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

Kujtojmë se sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me kryeministrin Albin Kurti për të biseduar rreth qëndrimeve që kanë për dialogun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments